Connect with us

Kosova

Në tavolinë, tokat e Manastirit të Deçanit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës s’do të jetë i lehtë, pavarësisht se muajin e kaluar u bë një hap në atë rrugë. Zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit do të jetë kusht i rëndësishëm në këtë synim. Përveç kësaj, do të duhet implementimi i marrëveshjeve të dialogut, përfshirë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Bashkimit Europian para dy ditësh i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë plotësisht dhe me urgjencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. QUINT-i e tha qartë se ky është një kusht për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Gjyqi mes Apiko”, “Iliria” dhe Manastirit mesjetar të Deçanit, se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll – zgjati 16 vjet. Më pas, më 20 maj 2016 Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk u zbatua, me vlerësimin se ajo tokë u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Advertisement