Connect with us

Aktualitet

Në Tiranë qytetarët ‘djegin’ votën e tyre, 12 mijë votues nuk zgjedhin askënd

Qytetarët e Tiranës kanë “djegur” votën e tyre. Janë pothuajse 12 mijë qytetarë që kanë zgjedhur që të mos votojnë askënd tjetër.

Me një garë tashmë të mbyllur për Bashkinë Tiranë, ku i mandatuar për të tretën herë ka rezultuar kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj, 11 mijë e 912 qytetarë, të cilët kanë kundërshtuar të gjashtë kandidatët në fletën e votimit.

FOTOJA- Asgjë për askënd! Në Tiranë e kanë djegur

Por diçka tjetër që bie në sy është edhe fakti që pak a shumë të njëjtën shifër votash e ka marrë edhe kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, apo ai i Partisë Demokratike, Roland Bejko.

Advertisement