Connect with us

Kosova

Në unison/ Chollet – Lajçak për Kosovën

Zyrtari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, me të cilin ka biseduar për dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë.

Chollet edhe njehere ka permendur përkrahjen e fuqishme të SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Ai ka thënë se kanë ndarë përkushtimin e njëjtë në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian

Ky takim ka ardhur pak kohë pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars, ku realizimi dhe përmbushja e përgjegjësive që dalin nga marrëveshja është ndërlidhur me procesin integrues të dy shteteve.

Advertisement