Kosova
Në vend numëro/ SHBA e ngopur nga lojërat
Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Dushan Janjiç ka folur për raportimin ditë më parë në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ku Derek Chollet dhe Gabriel Escobar iu përgjigjen pyetjeve të senatorëve rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas Janjiç, ajo çfarë ka më shumë rëndësi të interpretohet nga deklarimet e Chollet dhe Escobar, është konteksti.
“Amerika është ngopur nga lojërat e Prishtinës dhe Beogradit” – deklaroi analisti serb
Duke folur për asociacionin e komunave me shumice serbe, Janjic u shpreh se po të ishte në pozitën e ekspertit kosovar apo qytetarit të Kosovës do të ishte i shqetësuar për atë që ai e quan “lojë” dhe “propagandë” me modelet e reja të asociacionit. Sipas tij, mesazhi politik i SHBA-së dhe Escobarit është edhe që të ndalohen këto lojëra.
Njohesi i zhvillimeve politike në Rajon deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për situatën e sigurisë në veri, tani dhe pas 1 qershorit dhe u shpreh se Lista Srbska mund te organizoje protesta masive dhe ngritje barrikadash.
“Nga kjo pikë e kuptoj emisarin Escobar. Amerikanët janë tepër të shqetësuar që procesi i normalizimit është afër fundit dhe nuk po funksionon” – u shpreh Janjiç