Sport
Negociatat për Dembele ngecin, Barça kërkon më shumë se 50 milionë euro
Tashmë gjithçka është vendosur, Ousmane Dembele dëshiron ta vazhdojë “aventurën” e tij futbollistike, te “gjigandët” francezë të PSG, mirëpo, pavarësisht se është nënshkruar një kontratë paraprake me “katalanasit” e Barcelona, për mos tejkalimin e shifrës së klauzolës së parë prej 50 milionë eurosh, duket se gjërat kanë ndryshuar.
“Blaugranat” po mendojnë të nisin negociatat me kampionët e Ligue 1, për të përfituar sa ëm shumë para nga shitja e Dembele, shumë kjo e cila mund të paguhet me këste, por mjafton të jetë më e lartë se ajo e vendosur në fillim.
Ndërkaq, kujtojmë se pasi nuk arriti të paguajë klauzolën e parë prej 50 milionë eurosh për Dembele, tashmë “gjigandët” e PSG kanë mundësi të paguajnë klauzolën e re të francezit, nëse nuk dëshirojnë të negociojnë, mirëpo ndryshe nga shifra e parë, kësaj radhe bëhet fjalë për 100 milionë euro, shifër kjo goxha e lartë për një lojtar si Dembele.