Bota
Negociatat/ Si u bind Prigozhin të tërhiqej nga grushti i shtetit
Si rezultat i negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës, kreu i mercenarëve të Wagner Yevegeny Prigozhin ra dakord që situata në Rusi të de-përshkallëzohej gjatë natës.
Presidenti i fortë i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit ishte ai që zhvilloi bisedime me Prigozhin të shtunën.
Si pjesë e marrëveshjes, Prigozhin është lejuar të shkojë në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se do të heqë të gjitha akuzat kundër tij.
Negociatat u zhvilluan me marrëveshjen e Putinit, tha shërbimi për shtyp i Lukashenkos.
Si pjesë e marrëveshjes, Kremlini ra dakord të heqë dorë nga ndjekja penale kundër udhëheqësit të grupit Wagner dhe gjithashtu u dha luftëtarëve Wagner garanci sigurie.
Çfarë tjetër iu ofrua Prigozhin dhe mercenarëve nuk është ende e qartë.
Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, duke fshirë efektivisht sovranitetin e Bjellorusisë.
Çdo shenjë që tregon kontrollin e dobësuar të Putinit në pushtet kërcënoi regjimin e Lukashenkos në Minsk, i cili është shumë i varur nga Moska.