Aktualitet
Nemačka flet në Beograd/ Konrad për asociacionin dhe dialogun

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, vlerësoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme prezantimi i statutit të Bashkimit të Komunave Serbe në Bruksel dhe shtoi se është arritur një marrëveshje që kjo çështje të shqyrtohet më tej, duke theksuar se edhe Gjermania është në favor të saj. Ajo theksoi gjithashtu se procesi i normalizimit nuk përbëhet vetëm nga Bashkimi i Komunave Serbe, por ka edhe shumë çështje që duhet të zgjidhen dhe se te gjitha jane pjesë e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në deklaratën se u krijua përshtypja se Prishtina u shpërblye, duke pasur parasysh se ajo mori liberalizimin e vizave dhe fillimin e procesit të pranimit në Këshillin e Evropës, dhe nuk e formoi asociacionin, edhe pse është obligim kyç, Konrad thotë se i hedh poshte keto aludime
“Asociacioni do te krijohet” – deklaroi ambasadorja duke kujtuar deklaraten e miratuar për të pagjeturit dhe se ishte paraqitur edhe statuti i Komunitetit dhe se ishte arritur një marrëveshje që kjo çështje tani të shqyrtohet më tej.
E pyetur për zgjedhjet ne Veri te Kosoves dhe per qeverisjen e te zgjedhurve nga 3.4 për qind e votuesve, Konrad tha se i vjen keq që Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet dhe se është e nevojshme që serbët të kthehen në institucione në mënyrë që komunat me shumicë serbe të kenë perspektivë afatgjatë. Ambasadorja gjermane, duke iu përgjigjur pyetjes nëse në fund të procesit të anëtarësimit do të ketë ende surpriza negative që Serbia ta njohë Kosovën, edhe pse në marrëveshjen evropiane nuk është e shkruar për rrugën drejt normalizimit, tha se së pari duhet të theksojë se Dialogu për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit.

