Bota
Nëna shet vajzën në këmbim të drogës, 3-vjeçarja përdhunohet dhe më pas…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguaj, ku një vogëlushe 3-vjeçare është përdhunuar e më pas është vrarë.
Mediat bëjnë me dije se 3-vjeçarja u shit nga nëna e saj, Aurelia Salinas tek një trafikant i lëndëve narkotike, në këmbim të një sasie kokaine të barazvlefshme me 10 paund, pasi ishte përdoruese.
Më 22 prill, trupi i saj i gjymtuar u zbulua nga vendasit në Pedro Juan Caballero, një qytet në Paraguaj që kufizohet me Brazilin.
Kufoma e vogëlushes u gjet e mbështjellë me një këmishë mbi një shtrat në një shtëpi të braktisur.
Pamjet e publikuara nga CCTV-së tregojnë se vogëlushja e njohur me emrin Luz, merret nga shtëpia e saj nga trafikanti i drogës, ndërsa duket se ndërsa ecin në një rrugë të prishur, ai e godet me pëllëmbë për të mos ta lejuar të kundërshtojë.
Nëna e 3-vjeçares dhe i dashuri i saj u arrestuan, së bashku me një 17-vjeçare, e cila dyshohet se është gjithashtu e lidhur me krimin.
Sipas policisë , Salinas ishte nën ndikimin e drogës dhe dukej e pa shqetësuar ndërkohë që policia ishte në kërkim të vajzës.
Më shumë se 300 vendas morën pjesë në funeralin e Luz-it dhe disa fqinjët më vonë dogjën shtëpinë ku ishte gjetur trupi i saj.
Ky nuk është rasti i parë sipas policisë që Salinas i ka përdorur fëmijët e saj.
Efektivët deklaruar se ajo kishte edhe 7 fëmijë të tjerë dhe se njërën nga vajzat, vetëm 12-vjeç, nëna lejoi ta përdhunonte një 30-vjeçar.