Connect with us

Kosova

Nënë e bir humbin jetën/ Krasniqi: Jam i tronditur

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësimin për përmbytjet në qytetin e Pejës, ku si pasojë dy qytetarë, nënë e bir kanë humbur jetën. Ministri ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës, për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet masive.

“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, thotë ai.

Krasniqi ka ngushëlluar familjen e dy viktimave, ndërsa shpreson që kjo situatë tragjike të mos përsëritet më.

“Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, thekson ai.

Nga vërshimet e së shtunës në qytetin e Pejës kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Advertisement