Connect with us

Pinknews

Nënë e dy fëmijëve me autizëm, këngëtarja shqiptare rrëfen sfidat

Këngëtarja Arta Bajrami, ka ndarë një moment emocional gjatë intervistes për emisionin “Canapé”. Ajo foli hapur për sfidat e saj si nënë e dy fëmijëve me autizëm.

“E kemi pranuar realitetin, dhe Zoti na ndihmon çdo ditë,” tha ajo, duke shtuar se dashuria dhe përkushtimi ndaj fëmijëve e mbajnë të fortë.

Arta rrefeu disa kohe me pare se dy nga katër fëmijët e saj janë të prekur nga autizmi. “Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, pati treguar ajo. Në një ton të qetë dhe me plot dashuri, Bajrami foli për sfidat dhe fitoret e vogla që përjeton çdo ditë si nënë. Ajo ka treguar se është duke i trajtuar fëmijët e saj në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, një institucion që sipas saj po bën një punë të admirueshme në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

“Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tash Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm me fol nuk munden ende, janë jo verbale”, ka shtuar Arta, duke folur për dy fëmijët e saj me një zë plot krenari dhe përkushtim. Ky rrëfim i Arta Bajramit në “Oxygen” jo vetëm që ka sjellë në vëmendje sfidat që hasin familjet me fëmijë të prekur nga spektri i autizmit, por gjithashtu ka treguar forcën dhe dashurinë e pakufizuar të një nëne.

Advertisement