Kronike
“Nënës i kishte thënë se do vetëvritej”/ Flet shoku i të miturit: E kishte denoncuar për dhunë

Një tragjedi u regjistrua mesditën e të dielës së kaluar në Gjirokastër, ku i mituri Vehip Peçi i dha fund jetës tragjikisht duke u varur në banesën e tij në fshatin Valare.
Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, shoku i të miturit ka ndarë disa detaje të pathënë në këtë histori.
Ai ka treguar se me Vehip Peçin kishte një miqësi të ngushtë dhe ndante shumë kohë me të. Sipas tij 15-vjeçari ksihte patur disa probleme familjare, por nuk kishte të bënte me gjendjen familjare të familjes.
Më tej ai mohoi se Vehipi të ishte bullizuar nga të tjerët dukek shtuar se ishte një person shumë social. Shoku theksoi se nuk ishte në dijeni që ai të kishte ndonjë problem që e shqetësonte, pasi ai nuk shfaqte asnjë shenjë trishtimi.
“Me Vinin njihesha në fillim të klasës së 10. Ai ishte shoku i parë që bëra në klasë.U miqësuam shumë shpejt. Unë personalisht e kam patur shok të ngushtë dhe me të rrija gjatë gjithë ditës. Ishim në një klasë dhe uleshim bashkë shumicën e kohës.Familja e tij nuk kishte asnjë problem ekonomik . Ishin një familje e rregullt dhe në gjëndje të mirë ekonomike. Veipi nuk bullizohej asnjëherë. Personalishte akoma nuk arrij ta kuptoj se përse e beri por mesa kam parë dhe dëgjuar thonë që ka pasur probleme familjare. Unë e kam takuar për herë të premten pasi mbaruam mësimin, ai më shoqëroi deri në shtëpi. Patëm vetë një bisedë normale asgjë e veçant si çdo ditë. Ai nuk jepte asnjë shenjë trishtimi , po të ishte shprehur do e kisha pyetur për më shumë për ta ndihmuar. Nuk e njoh të dashurën e tij, por ai e përmendte gjithmonë.” tha ai.
Gjatë bisedës, i mituri foli edhe për një ngjarje që kishte ndodhur para vetëvrasjes së 15 -vjecarit. Ai tha se nëna e tij e kishte denoncuar Vehip Peçin pasi kishte parë një video që i ishte dërguar në të cilën shihej duke tentuar të mbyste një fëmijë më të vogël në moshë por ai theksoi se çdo gjë kishte qënë vetëm një shaka.
Një tjetër detaj prekës në këtë histori ishte mosprania e babait të miturit i cili sipas deklaratës së shokut ai e takonte shumë rrallë dhe qëndronte pak me të. Ai tha gjithashtu se nëna e viktimës nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje dhe se ishte në dijeni që ai mund ta bënte një akt të tillë, por sipas saj, Vehip Peçi e bënte se kërkonte vëmendje.
“Një ditë më para mamaja e tij. e kishte denoncuar në polici të premten djalin e saj për dhunë sepse para disa kohësh ishin me shokët e bënin lojëra kot dhe shaka me njëri tjetrin duke bërë mundje në fshat.Ishte bërë një video kur Veipi po mundohej me një fëmijë tjetër më të vogël dhe po tentonte ta mbyste, por ishte vetëm një shaka.Mamasë nuk i bënte fare përshtypje. Nuk e di nëse ai foli me dikë se nëna e kishte denoncuar. Ai e kishte pohur si gjë ditën e ngjarjes te shokët e fshatit dhe nëse do reagonin s do të kishte kohë. Babain nuk e kishte pranë. Kishte marrëdhënie të mira me të por e takonte shumë rrallë dhe qëndronte shumë pak me të. Ai i kishte thënë nënës që do kryente vetëvrasje por ajo kishte thënë të tjerëve që ai bënte për të tërhequr vëmendje.” theksoi shoku i 15-vjecarit.
Shoku i 15-vjeçarit përfundoi rrëfimin e tij duke theksuar edhe njëherë, se shkaku i vetëvrasjes mund të jetë familja e tij sepse mamaja nuk i kishte dalë asnjëherë në krahë.
“Pyeta disa kushërinj të tij dhe më thanë që rreth orës 1 e drekës pasi kishte ikur në shtëpi sepse kishte dalur me shokët në fshati kishte përmendur edhe një letër që në rast se do vdiste aty do shpjegonte cdo gjë. Atë ditë më dërgonte disa foto që kishim bashkë pasi kishim luajtur playstation. Të gjithë menduam se ishte një shaka që ai do bënte vetëvrasje sepse ishte një person shumë mirë psikologjikisht dhe s kishte shfaqur asnjë problem. Kohët e fundit kishte filluar të bënte disa poste në Tik-Tok në lidhje me vetëvrasjen.Ai ishte një person shumë social.Një ditë i kishte ikur furgoni dhe mori mamin në telefon dhe e pyeti se kur do shkonte ta merrte se aty ishte një urë të madhe. Unë mendoj se shkaku i vetëvrasjes është bërë familja pasi mamaja e tij nuk i dilte asnjëherë në krah.” – përfundoi ai

