Kronike
“Nëse do të ishte për të ikur, nuk do më kapnit kurrë”, ja çfarë deklaroi Safet Bajri në gjyq

GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin dhe dy të akuzuarit e tjerë, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
Avokati i Safet Bajrit ka folur pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për klientin e tij. Avokati tha se Safet Bajri ka deklaruar në gjyq se është paraqitur vetë në polici, pasi është i hapur për të ndihmuar në hetimet e SPAK.
Më tej ka shtuar se Bajri është shprehur se po të donte të ikte, autoritetet nuk do ta kapnin kurrë.
Avokati: Safeti e bëri të qartë që jam paraqitur vetë, jam i hapur me hetimin, sa herë më kanë ardhur për kontroll banese jam treguar i hapur me hetimin, nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin, jam i hapur me hetimin. Është paraqitur vetë.
Lidhur me analizën e AND-së
Avokati: Kjo është pjesë e hetimit, por Safet Bajri e ka dhënë analizën e AND sa herë është shoqëruar, e kanë analizën e ADN. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet atë e di prokuroria.
Cila ishte prova e paraqitur?
Avokati: Nuk është provë e re.

