Connect with us

Rajon

‘Nëse Islami radikal hyn në Shqipëri nga Kosova, do ta shkatërrojë atë’

Historiani dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Serbisë, Ljubodrag Dimiç, beson se selia e të gjithë shqiptarëve është në Tiranë, jo në Kosovë, edhe pse është përpjekur të imponohet të jetë “koka e Shqipërisë” e këtij shekulli.

Në një intervistë për të përjavshmen Ekspres, Dimiç paralajmëroi se nëse “Islami radikal nga Kosova hyn në Shqipëri, do ta copëtojë atë.” Ai theksoi se me siguri do të vijë koha për pajtimin e kombeve dhe vendeve ndërluftuese në Ballkan, sepse si ai theksoi, “armiqësitë e përhershme janë të panatyrshme dhe askush nuk ka dobi prej tyre”, dhe u bëri thirrje serbëve që fillimisht të zgjidhin përçarjet mes tyre, e më pas të fillojnë bisedimet e pajtimit me shqiptarët, si dhe me popujt e tjerë në rajon.

 

Advertisement