Kosova
Nëse Naim Murseli do të ishte këshilltar i Albinit apo Vjosës opozita ishte “kënaq”
Rasti i fundit i vrasjes së Liridona Ademaj ka shkaktuar shumë debate dhe si rrjedhojë çdo ditë dalin të reja fakte për jetën e çiftit. Ish bashkëshorti i të ndjerës kishte qenë këshilltar i Behgjet Pacollit, kjo shihet edhe nga fotot e shumta në avion privat dhe jahte si dhe shtëpinë e Pacollit.
Pavarësisht se nga stafi i Pacollit u mundua të mohohet një fakt i tillë, vet babai i Naimit e konfirmoi një gjë të tillë.
Analisti Faton Mehmeti thotë se s’ka arsye pse Pacolli të ndjehet keq apo fajtor pse Naimi ka bërë dhe organizuar krimin që I ka tronditur të gjithë. Derisa ka punuar te Pacolli s’ka pasur asnjë aktakuzë apo s’ka qenë as recidivist, kështu që askush nuk është fajtor se rri apo punon me dike që në të ardhmen mund të bëj krime.
“Mirëpo, jam i sigurt se nëse Naim Murseli do të ishte këshilltar i Albin Kurtit apo Vjosa Osmanit, opozita do sulmonte me format më primitive kryeministrin apo presidenten. Vetëm pse Naimi ka një foto me presidenten, ku kishte edhe të tjerë, shumë militantë të opozitës më kanë shkruar duke thënë “ja shih me kë ka dal në foto Vjosa”, e forma të tjera nga më infantile” – ka deklaruar Mehmeti
Sipas tij, “Asnjë politikan s’mund të jetë fajtor pse del në foto me një kriminel hipotetik të mundshëm, por nëse ka të dhëna se është kriminel dhe e mban afër atëherë po, në të kundërtën është naive të sulmosh dike për veprime të tilla.
“Vjosa dhe Albini po të kishin këshilltar Naimin apo ndonjë nga këshilltarët e tyre aktual përfshihen në ndonjë krim, kjo opozitë është aq brutale dhe naive sa nuk arrin të dallojë se faji është personal dhe secili mbi moshën 18 vjeçare përgjigjet për veprimet e veta” – ka potencuar analsiti nga Kosova.