Rajon
“Nëse nesër nuk jam më…”/ Këngëtari që vdiq si hero në përpjekjen për të shpëtuar fansat në Koçan

Andrej, anëtar i grupit popullor maqedonas DNK, humbi betejën për jetën në zjarrin tragjik në Koçan, aty ku u kthye për të shpëtuar më shumë njerëz të bllokuar mes ferrit të flakëve.
Me këtë veprim, ai u shndërrua në hero. Por, edhe gjatë jetës, Andrej nuk i kishte kursyer kurrë gjestet humanitare. Vetë artisti dhe grupi muzikor DNK, ku bënte pjesë, vazhdimisht u bënin thirrje ndjekësve të ndihmojnë familjet dhe individët që luftojnë me sëmundjen dhe varfërinë. Mbështetja dhe humanizmi i tyre ishin një tjetër tregues se pas gjithë asaj drite në skenë fshihej një dëshirë e vërtetë për të përmirësuar shoqërinë.
Andrej la gjurmë në muzikën maqedonase dhe për ata që shijonin muzikën e tij, ai do të mbahet mend për vetëmohimin, talentin dhe përkushtimin ndaj të tjerëve.
Hiti i grupit DNK, “If Tomorrow I’m Gone”, është një kujtesë e faktit sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është çdo mundësi për të treguar dashuri dhe mbështetje.

