Connect with us

Politike

‘Nëse Rama është Messi, unë jam…’

Në spektaklin Klanifornia, ne emisionin Opinion, në moderimin e Gilbert Fevziut, ishte i ftuar lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, u rrëfye si asnjëherë më parë. Pyetjes se me cilin futbollist e karakterizon veten, Berisha u përgjigj në një mënyrë të veçantë.

Gilbert Fevziu: Doktor, me sikur gjithmonë. Nëse Rama është Lionel Messi, ju kush i bie të jeni?

Sali Berisha: Upupu. Çfarë krahasimi është ky. Nëse ka dy gjëra të pakrahasueshme mbi tokë është Lionel Messi dhe Edi Rama, që kanë të përbashkët vetëm një gjë, mbiemrin shqiptar të dy, pavarësisht se ai s’ka asgjë shqiptare.

Gilbert Fevziu: E heqim që Rama është si Messi, ju si kush futbollist do e karakterizonit veten.

Sali Berisha: Do e karakterizoja veten me Sali Berishën.

Advertisement