Connect with us

Kosova

Nëse Thaçi do të ishte ende në pushtet, Kosova me gjasë do të ishte e ndarë

Analisti nga Kosova, Faton Mehmeti është shprehur se nëse ish presidenti Hashim Thaçi do të ishte ende në pushtet, Kosova me gjasë do të ishte e ndarë. “Hashim Thaçi e quante korrigjim, ndonëse dihej se bëhej fjalë për ndryshim të kufijve. Dhe teksa po udhëtonte për vizitë në SHBA, atij iu konfirmua aktakuza nga Haga, e cila bëri që të zhvillohej me tutje projekti për ndarje të Kosovës. Thaçi u arrestua nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë” – kujton Mehmeti. Sipas tij, në këtë projekt të ndarjes së Kosovës ishte i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama bashkë me emisarin amerikan të Donald Trump, Richard Grenell. “Gjithashtu ka pasur edhe lobim për ndarje të Kosovës të paguara nga qeveria e Kosovës e asaj kohe, ku një ministre dihet botërisht se ka angazhuar një agjencion të njohur për një gjë të tillë” – ka deklaruar analisti. “Nëse Thaçi do të ishte në liri dhe eventualisht në pushtet, sot Kosova do të ishte e ndarë. Prandaj, largimi i tij nga skena politike i ka dhënë frymë shtetit dhe qytetarëve të katandisur keq nga qeverisja 20 vjeçare krim, korrupsion e varfëri e për më tepër edhe të rrezikuar me cenim te sovranitetit të shtetit Logjika qeverisëse e Thaçit dhe klanit të tij ka qenë të përdorin shtetin për interesa të tyre” – ka potencuar Faton Mehmeti

Advertisement