Bota
Funerali i Mbretëreshës/ Joe Biden mbërrin në Britani
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Londër përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër për një mbledhje të liderëve botërorë.
Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, kryeministri i Australisë Anthony Albanese dhe kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, liderë të tjerë të Commonwealth që pritet të marrin pjesë përfshijnë kryeministrin e Bangladeshit Sheikh Hasina dhe presidentin e Sri Lankës Ranil Wickremesinghe. India do të përfaqësohet nga Presidenti Droupadi Murmu.
Presidenti francez Emmanuel Macron, Taoiseach irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë. Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.
Shumë nga të ftuarit pritet t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në shtëpinë e saj në Westminster Hall dhe të nënshkruajnë një libër ngushëllimi në Lancaster House. Por fokusi do të jetë një pritje zyrtare shtetërore e organizuar nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace.
Për shumë liderë, ky do të jetë shansi i tyre i vetëm për t’u takuar dhe për t’u angazhuar.