Connect with us

Politike

Nesër protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë policie në terren

Më 8 shkurt do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Sali Berisha tha se tubimi do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” opërballë Kryeministrisë ndyrshe nga protestat që u mbajtën disa muaj më parë ku mosbindja civile u organizua në pika të ndryshme të kryeqytetit. Berisha gjatë konferencës për media bëri thirrje qytetarëve të iu bashkohen, në këtë protestë të mbajtur në prag të nisjes së fusgjatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit ka marrë masa për të menaxhuar protestën, duke bllokuar disa nga akset që të çojnë drejt bulevardit. Në këtë protestë do të jenë do të angazhohen rreth një mijë forca policore për mbarëvajtjen e protestës.

Advertisement