Connect with us

Bota

Netanyahu i vendosur: Kjo është lufta e dytë e pavarësisë së Izraelit

Benjamin Netanyahu tha se operacioni i vazhdueshëm tokësor në Gaza është faza e dytë e luftës me Hamasin, me “objektiva shumë të qarta”

Sipas tij forca shtesë tokësore izraelite ka hyrë në “kështjellën e së keqes”, duke iu referuar Gazës, për të “çmontuar” Hamasin dhe për të sjellë pengjet në shtëpi.

“Ushtarët dhe komandantët izraelitë janë tani në Rripin e Gazës, ata janë të dislokuar kudo”, tha Netanyahu.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Izraelin për krime lufte.

Kryeministri izraelit nuk e përmend emrin e tij, por tha se “mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë.”

Ai tha se IDF po merr masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur civilët si mburoja”.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, tha se më shumë se 7600 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se 40% e të vdekurve ishin fëmijë.

Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael në sulmet e 7 tetorit. Shumica e tyre ishin civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

“Kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë. Ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë”, tha Netanyahu.

Ai e përshkroi luftën, e cila pasoi nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, si “lufta e dytë e pavarësisë” së Izraelit.

“Ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi. Nuk do të tërhiqemi, mbi tokë dhe nëntokë”, tha kryeministri izraelit.

Advertisement