Connect with us

Bota

Netanyahu mesazh ushtarëve izraelitë: Do luftojmë si luanë deri në fitore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar sot ushtarët e batalionit 51 dhe batalionit të 13 elitar të këmbësorisë, të cilët ndodhen pranë kufirit me Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit u përpoq t’i inkurajonte dhe t’i përgatiste ushtarët për një pushtim të mundshëm të Gazës, të cilin izraelitët e kanë përgatitur prej ditësh në shenjë hakmarrjeje për masakrën e Hamasit më 7 tetor, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne do të fitojmë me ë gjitha forcat tona. I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Ne do të vazhdojmë të luftojmë si luanë dhe do t’i japim një goditje të rëndë armiqve tanë për të arritur fitoren përfundimtare. Me luftëtarët. Gjithçka gati!”-shprehet Netanyahu, në videon e postuar në platformën “X” krah ushtarëve.

Advertisement