Bota
Netanyahu niset drejt Washingtonit/ Takimi me Trump pritet të trondisë Lindjen e Mesme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të udhëtojë për në Uashington për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Dy zyrtarë izraelitë thanë se diskutimet fillestare kanë ndodhur tashmë midis këshilltarëve të Netanyahut dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me një vizitë të mundshme, megjithëse ende nuk është caktuar një datë. Mediat izraelite raportojnë se vizita pritet të zhvillohet në javën e dytë të korrikut. Ndërkohë Donald Trump tha se SHBA-të do të takohen me Iranin “javën tjetër”.
Pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit të dielën në mëngjes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord të lëvizin drejt një përfundimi të shpejtë të luftës në Gaza dhe zgjatjes së Marrëveshjeve të Abrahamit, sipas një raporti në gazetën Israel Hayom. Siç raportohet, sipas planit, banorët e Gazës që dëshirojnë të emigrojnë do të përthithen nga vende të ndryshme të paspecifikuara.

