Connect with us

Bota

Netanyahu paralajmëron për sulme të vazhdueshme izraelite në Liban

Izraeli do të bombardojë “kudo në Liban kundër çdo kërcënimi”, paralajmëroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite në Bejrut.

Izraeli kreu sulme në periferitë jugore të Bejrutit dhe Libanit jugor këtë të premte. Kësaj i parapriu lëshimi i raketave nga territori libanez kundër Izraelit herët në mëngjes. Sulmet në kryeqytetin libanez janë të parat që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 27 nëntor midis Izraelit dhe grupit të armatosur shiit Hezbollah.

Kushdo që nuk e ka kuptuar ende situatën e re në Liban ka marrë sot një shembull të ri të vendosmërisë sonë. Ekuacioni ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të godasim kudo në Liban kundër çdo kërcënimi ndaj shtetit të Izraelit,” shtoi ai.

Advertisement