Connect with us

Politike

NETANYAHU SHPRESA E FUNDIT E EDI RAMES

Diplomati Agim Nesho deklaroi se vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael ishte një veprim i detyruar dhe i motivuar kryesisht nga interesa personale, jo nga përfitimi i Shqipërisë.

Sipas Neshos, situata brenda vendit është “skandaloze” dhe çështja e ministrit Balluku nuk është çështje individuale, por reflekton përgjegjësinë e kryeministrit. Ai theksoi se Rama nuk ka arritur të përdorë marrëdhëniet e jashtme për të sjellë përfitime për vendin, por kryesisht për të shfrytëzuar momentin politik në favor të tij.

“Në këtë vizitë nuk fitoi Shqipëria, por vetëm Rama, i cili e përdori këtë mundësi për të shfaqur lidhjet e tij ndërkombëtare”, tha Nesho. Ai shtoi se marrëdhëniet e Ramës me liderë të ndryshëm, përfshirë Erdoganin dhe Vuçiçin, janë të karakterizuara nga mospërputhje dhe një qasje “kameleoni”.

Nesho gjithashtu kritikoi mënyrën se si Shqipëria ka menaxhuar marrëdhëniet me Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, duke e konsideruar vizitën në Tel Aviv një veprim të orientuar më shumë nga imazhi personal i kryeministrit sesa nga interesi kombëtar.

Ai përmendi gjithashtu se Rama ka dështuar të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me liderë europianë, duke përmendur rastet e Francës dhe Kosovës, dhe e përshkroi kryeministrin si një figurë politike që ndjek më shumë interesat personale sesa ato të shtetit.

Nesho:

Unë mendoj që Rama bëri një lëvizje të të detyruar. Vajtja në Izrael tregonte që e para, situata brenda vendit është skandaloze, është përpara një korrupsioni të jashtëzakonshëm që ai nuk jep dot përgjigje. Çështja Balluku tregoi që nuk është çështja e Ballukut, por është çështja e Ramës. Në këtë mënyrë zoti Peka e ka fituar, se e tha që në fillim atë bastin publik që të dy nuk mund të ndodhin gjëra të tilla të një korrupsioni të tillë të pronave dhe financave publike pa dijeninë e kryeministrit. Këtu janë fshehur gjërat, këtu janë mbytur me një propagandë të jashtëzakonshme.

Pra, vajti në Izrael kur dihet që ka disa vite që ka punuar për Izraelin. Por, pse e bëri këtë? Dhe kush fitoi nga kjo gjë? Unë mendoj që fitoi vetëm Rama, nuk fitoi Shqipëria ndonjë gjë, për arsye sepse vetë opinioni publik ndërkombëtar…

Nuk ka fituar. Për mua ka fituar vetëm momentin. Momentin e përdorimit të tij. Domethënë, Izraeli kishte nevojë që disa gjëra të cilat kërkoni, ata kërkonin që t’i dëgjonin me zë të madh, i është vetëofruar dikush dhe ju ka thënë që shiko, këto jua bëj unë këto shërbime, sepse dhe mua më intereson që të vij dhe të takoj ju. Pse ndodhi kjo? Po të shikoni edhe në shtypin, në rrjetet sociale por edhe është vënë re diçka, që kryetari i parlamentit kur e ka pritur, se i ftuari prej tij ishte, i ka thënë, ja ku i ke të gjitha. Domethënë, ashtu siç do ti. Një zyrtar që ftohet përpara një institucioni ka raporte të caktuara me atë institucionin. Nuk është një shfaqje që ti e fton dhe i thuash showmen-it që hajde, tani ja ku e ke shfaqjen tënde, ato që na ke premtuar neve, për të marrë ne pjesën tonë dhe ti të marrësh atë që do, në interes të asaj propagande që ti kërkon t’i bësh në Shqipëri. Sepse po ta shikojmë që a e përdor Rama Netanyahun si një, një trampolinë për të vajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Unë mendoj që është shumë larg kësaj gjëje.

E para njëherë nuk ja kanë pranuar edhe liderë të cilët i ka shërbyer në mënyrë më të ethshme, nuk ja ka pranuar Melonit, që i dha pjesë nga sovraniteti shqiptar, duke shkelur kushtetutën hapur, zoti Rama. Nuk ja bëri, zoti Orban i Hungarisë, pavarësisht se ulën dhe drekuan për një kohë të gjatë, nuk ja pranoi që të ishte ndërmjetës, sepse në një farë mënyre është një figurë e kompromentuar. Një figurë që është si një kamaleon, që fillon një marrëdhënie dhe i lë përgjysmë. Na mori që në fillim u lidh me Turqinë, u bë një vasal. Unë jam për arsye të vetë personalitetit të fortë që ka presidenti Erdogan. Nuk arriti dot ti, nga moseksperienca politike por dhe zelli për të ndryshuar gjërat, duke menduar që politika e jashtme mund të bëhet ashtu siç mund të zhgaravitësh mbi letra me ngjyra të ndryshme për të treguar individualitetin tënd. Nuk është kjo gjë. Nuk e kuptonte këtë gjë. U lidh me, me Erdoganin, pastaj vazhdoi me Vuçiçin në projektin e madh të ndryshimit të kufijve, të Ballkanit të Hapur, ku në një farë mënyre nuk kontradiktonte as Erdoganin, i cili kishte, pjesë në një situatë të rritjes së zonave të tij të influencës në Ballkan.

Lider i fortë, lider i zgjuar, për Turqinë, edhe interesat që me të drejtë ti e the vend mik me ne, por në radhë të parë ka interesat e saj. Dhe të dalim te Rama si përfundim. Rama çdo marrëdhënie që ka krijuar, të gjitha i ka prishur. E mbani mend se si arriti të fuste, të hidhte akuza deri në gjyq për kryeministrat e Kosovës? I mallkoi ata, bëri çdo gjë dhe në fund të fundit prishi Ballkanin e Hapur vetëm brenda një dite. Pse? Se dikush i tha që do të të marrim me vete, se kjo është një, një iniciativë që është anti-europiane, por me qëllime dhe të përdorimit nga ruso-sllavët. Dhe menjëherë u largua sepse çfarë bëri? E futi Shqipërinë në këtë projekt, e dëmtoi Shqipërinë në shumë segmente të saj, sepse pranoi në mënyrë të pakontrolluar që të vinin jo vetëm serbët, që janë pjesë të qytetarisë të këtij rajoni tonë, por nëpërmjet tyre, me kartat e identifikimit, të vinin edhe njerëz nga Rusia dhe nga vende të tjera në mënyrë të pakontrolluar, si një vend i NATO-s.

Morën prona publike, blenë real estate, bënë të gjitha. Dëmtuan në mënyrë të jashtëzakonshme, ë, konkurencën me bujqësinë shqiptare e të tjera. I bëri këto kundër interesave të Shqipërisë dhe u largua atëherë kur vetëm u mendua që mund të prekej ky. Pra, Rama ka vajtur në Tel Aviv, vajti vetëm për t’i shërbyer vetes së tij, që ka këto lidhje. Fitoi gjë Shqipëria? Unë mendoj që nuk fitoi. Nuk fitoi, pse? Opinioni publik, sidomos në Europë, është shumë i ndarë dhe shumë kritik nga mënyra se si e ka zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme, Netanyahu, pavarësisht se ishin interesat, siç thoshte ai, ekzistenciale të Izraelit, por humbja e 70.000 vetave është diçka që, pavarësisht se dhe unë jam pro tyre, duke qenë proamerikan e të gjitha, por nuk mund ta, toleroj, domethënë ushtrimin e forcës dhe të vrasjes ndaj njerëzve të pafajshëm në territorin e Gazës.

Kjo është një minus i madh. Opinioni publik është i tillë. Rama e theu këtë. Domethënë, duke i dalë kundër Europës. Duke i dalë kundër mikut të tij që i dha të gjitha edhe shtëpinë e Enverit këtu, Macronit, për t’i dalë kundër Kosovës. E mban mend që mori vetëm një shtëpi për t’u treguar në Francë që Franca ka dominime në Ballkan dhe bëri deklaratën e famshme që ne nuk do t’ju njohim as vizat Kosovës?

Për atë ishte, ishte presioni i përbashkët Vuçiç-Rama kundër Kosovës për të thyer, domethënë, për të bërë një presion të pranonte asociacionin. Pra, ky njeri është një kamaleon. Është një kamaleon politik. E shfrytëzoi këtë gjë, e shfrytëzoi nga lidhjet. Unë jam, po të pafaktuar, zoti Peka, më fal. Mendoj që janë interesat e industrisë ushtarake, ndërmjetësit e tyre kanë prodhuar edhe në formë lobimi edhe këtë aktivitet të Ramës. Nuk ka asnjë gjë që mund të themi, domethënë të veçantë. Nuk ka ndonjë dashuri Izraeli për një, një kamaleon. Të tërë duan njerëz të cilët kanë një shtyllë kurrizore. Dhe së fundmi dua të them që ka një farë kohe që zoti Rama me zotin Erdogan kanë një dimër të vetmisë së madhe, shumë të fortë. 

Advertisement