Connect with us

Bota

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të nxehtësisë ekstreme

Qyteti i New York dhe zona përreth po përballen me një valë të nxehti gjithnjë e më të madhe.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NWS), temperaturat e ajrit arritën në 32 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa temperatura e perceptuar u rrit mbi 38 gradë Celsius për shkak të lagështisë së lartë.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 32 qarqe, përfshirë pesë lagjet e qytetit. Qytetarët, për shkak të motit të nxehtë, u dyndën në pishina për t’u freskuar.

Advertisement