Sport
Neymar do të luaj në La Liga, braziliani kërkon kthimin te kampionët e Spanjës

Neymar dhe francezët e Paris Saint-Germain, nuk i kanë shuar ende polemikat mes tyre dhe për këtë arsye bordi i kampionëve të Ligue 1 ia ka bërë të qartë brazilianit se nuk e shohin më atë si pikë kyçe në planët e tyre.Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Neymar e ka pranuar këtë vendim dhe nëpërmjet, menaxherit të tij, Pini Zahavi ka shfaqur shenja “dashurie” drejt ish-ekipit të tij, spanjollëve të Barcelona.Mirëpo, braziliani do ta ketë shumë të vështirë t’i bashkohet “katalanasve”. Së pari, tekniku Xavi nuk e konsideron shumë të nevojshëm dhe së dyti, çmimi i “kripur” i lojtarit, si dhe paga e tij e majme janë një problem shumë i madh për bordin e “balugranave”.Ndërkaq, kujtjomë se pavarësisht moshës dhe dëmtimeve të shumta të kaluar këtë sezon, sërish Neymar ka arritur të zbresë plot 29 herë në fushë, duke shënuar plot 18 herë, si dhe ka asistuar shokët e tij të skuadrës në 17 raste të tjera.

