Connect with us

Sport

Neymar po bëhet baba për herë të dytë, publikon fotot

Neymar do të bëhet baba për herë të dytë. E dashura e tij Bruna Biancardi ndau fotot në Instagram, duke i treguar botës lajmin e tyre të lumtur. Krahas pesë fotove të ëmbla, 28-vjeçarja Biancardi shkroi:

“Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe ta dish që ti je këtu për të kurorëzuar dashurinë tonë, i bën ditët tona shumë më të lumtura. Do të mbërrini në një familje të bukur, me vëllain, gjyshërit, xhaxhallarët dhe hallat që tashmë të duan shumë. Shihemi së shpejti biri/bija, mezi po të presim!”

 

Fotot tregojnë Neymarin duke mbajtur duart në barkun e partneres teksa puthen. Neymar shihet gjithashtu duke puthur barkun e Brunës, duke pozuar me të në një divan. Neymar ka gjithashtu një djalë 11-vjeçar, të quajtur Davi Lucca. Ylli i PSG-së u bë baba për herë të parë me ish të dashurën Carolina Dantas në moshën vetëm 19-vjeçare.

Advertisement