Connect with us

Sport

Neymar shokon të gjithë, mungon në varrimin e Pele

Sot në stadiumin Santos zhvillohet ceremonia e lamtumirës për tre herë kampionin e botës, legjendën Pele, e mes yjesh të shumtë të botës së futbollit vihet re mungesa e kapitenit të Kombëtares braziliane, Neymar.

Më herët u raportua se sulmuesi i PSG -së ka fluturuar drejt Brazilit dhe do të marrë pjesë në funeralin.

Mirëpo, në realitet, braziliani mbeti në Francë, ku mori pjesë në stërvitjen e klubit parizian, ndërsa dje ai nuk luajti për PSG kundër Lens (1:3) në Ligue 1 për shkak të pezullimit.

Kujtojmë se Pele u nda nga jeta më 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare.

Advertisement