Sport
Neymar zyrtarizohet tek Al Hilal
Fundi i një epoke në nivelet më të lartë të futbollit europian, Neymar do të transferohet në Arabinë Saudite te klubi Al Hilal.Pas një oferte faraonike dy ditë më parë, të cilën Neymar e pranoi, dokumentet e kontratës tashmë janë pranuar si nga lojtari, por edhe nga PSG.
Neymar do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite këtë javë, ku braziliani do të firomos një kontratë dyvjeçare me Al Hilal. Gjithashtu në kontratë thuhej se Neymar do të mbante në fanellë numrin 10. Vizitat mjekësore priten të përfundojnë sot dhe PSG do të përfitojë rreth 100 milionë euro.