Politike
Nga 1 prilli, paga minimale shkon në 40 mijë lekë
Duke filluar nga data 1 prill paga minimale do të rritet me 6000 mijë lekë dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë. Aktualisht paga minimale në vend është në nivelin e 34 mijë lekëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë. Ministrja u shpreh se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe të investimeve. Qeveria do tu subvencionojë bizneseve koston shtesë të sigurimeve nga rritja e pagës me 40 mijë lekë. Po ashtu sipas ministres në 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit.
‘Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje. Për 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit. Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve. Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.’- tha ministrja.’- u shpreh Ibrahimaj.
Merret vendimi, rritje pagash 7% për të gjithë ushtarakët në vend! Nga sot rroga minimale 55 mijë lekë
“Qeveria ka vendosur rritje të pagës prej 7%, hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars për të gjithë ushtarakët. Nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta. Çdo vit do të kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të keni një pagë mesataren të vendeve aleate të NATO-s. 55 mijë lekë është pagesa fillestare dhe plot 10 mijë lekë të reja që është trajtimi ushqimor. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me atë të vitit të kaluar sot është 40% më e lartë. Kjo është një arsye më tepër që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura”, tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.