Pinknews
Nga 10 deri në 200 euro, shuma që harxhojnë shqiptarët për mesazhe brenda BBV
Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji.
Ndjekësit kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’. Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë.
Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro. Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet.
Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro. Çmimet: 10 euro- një gotë verë, 20 euro- një zemër, 50 euro- shampanjë, 100 euro – kurorë, 199 euro- luan.
Dhuratat kanë çmime të tjera Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.
Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat. Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.
Ati tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”