Shkrime
Nga çasti në cast pritet gjëma, ajo që po vjen është edhe më e rëndë

Artan Fuga thotë se ajo që pritet të vijë, do të jetë edhe më e rëndë për politikën shqiptare.
“Tranzicioni u mbyll… me… dështim. Disa parime në shkencat politike që analistët e mediave nuk po i kuptojnë dot.
- Nuk janë arrestimet dhe ndalimet që krijojnë krizë politike, por është kriza politike që shprehet me arrestime.
- Kriza politike në Shqipëri është krizë gjeopolitike, politika te ne varet nga gjeopolitika dhe jo gjeopolitika nga politika.
- Kriza politike nuk përfshin vetëm shumicën, por gjithë klasën politike. Kush nuk e kupton këtë sot, do ta kuptoj nesër. Pa problem.
- Kriza politika sot është e gjithë shqiptarëve në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën, etj. Mos kujtoni se historitë në Shqipëri dhe Kosovë janë të ndara. Harrojeni!
- Modeli politik i Shqipërisë pas 35 vjetëve sapo ka rënë përfundimisht. Ai mbaroi në mosfunksionim, në përjashtim të qytetarit nga Shqipëria, në hedhje e sigurisë kombëtare në ferra, në korrupsion dhe çentralizëm autoritar. Sistemi politik e vrau politikën.
Tranzicioni u mbyll. Nuk u mbyll duke kaluar në një shoqëri të re, por u mbyll me dështim!
Ali Pasha Tepelena po ecën në bulevardin kryesor të Tiranës duke mbajtur në dorë kokën e vet të gjakosur në dorë, nga mjekra e kokës së prerë i rrjedh gjak, ai ecën pa kokë duke shkuar t’i kërkojë kalin Skënderbeut për një udhëtim në Stamboll për të gjetur kokën e tij që e ka në dorë, të gjejë atë kokën tjetër që e ka në kamaren e turpit.
Ruajna Zot, çfarë vegimesh!
Ajo që po vjen është edhe më e rëndë se ajo që përjetojmë. A është gati politika shqiptare ta përballojë?
Unë them jo se ka bërë dhe vazhdon të bëjë gabime.
Nuk do të dëgjojë. Punë e madhe, por jemi në vitin 1981!
Priten ngjarje të gjëmueshme nga çasti në cast”, shkruan Fuga.

