Connect with us

Pinknews

Nga dita e dasmës te fustani i nuses, Dafina Zeqiri zbulon detajet e martesës

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar disa detaje për ditën e saj të dasmës me bizesmenin Kreshnik Gjergji.

E ftuar në emisonin e Ermal Peçit në RTSH, Dafina përveçse se foli për jetën profesionale ajo tregoi edhe për planet e dasmës. Këngëtarja tha se ka ndërmend që të martohet nga fundi i vitit, pasi në verë është shumë nxehtë.

E pyetur se si janë ndarë detyrat në çift, Dafina u shpreh se Kreshnikut si burrë i takon më shumë përgjegjësi për organizimin.

“Kjo puna e listës është tmerr, dikush do mërzitet dikush do thotë diçka. Por të jem e sinqertë s’do merakosem për këtë pjesë, dasma do jetë dita më e rëndësishme e jetës sime dhe Kreshnikut dhe kjo vlen më shumë.

Do jem një nuse me fustan të bardhë, nuk do të eksperimentoj. Fustanin tim të nusërisë do t’ia trashëgoj vajzës”, shprehet këngëtarja.

Pra duket se dëshira e Dafinës lidhur me fëmijët është që të jetë nënë e një vajze.

Nga dita e dasmës te fustani i nuses, Dafina Zeqiri zbulon detajet e

Advertisement