Kosova
Nga frika e Trump, Kurti shpejton për kompromis me Vuçiçin
“Ka pak gjasë që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim përsa i përket dialogut këtë vit. Megjithatë, nëse do të ndodhë diçka, probabiliteti që të ndodhë mund të jetë në fund të këtij viti” – Keshtu deklaroi drejtori i Qendrës për Strategjitë Liberale në Sofje, Ivan Krastev
Presioni ndërkombëtar mund të ndikojë për të gjetur një zgjidhje por Krastev mendon se politika e brendshme do të jetë e rëndësishme sepse edhe Kurti edhe Vucic do të duhet të bindin elektoratin në vendet e tyre. Prandaj për Krastev kjo do të thotë se “Fusha e lojës nuk i përket thjesht fuqive të mëdha. Liderët lokalë do të thonë fjalën e tyre dhe ata mund t’i ndryshojnë gjërat nëse vendosin ta bëjnë…”
Mbajtja e zgjehdjeve në Veri të Kosovës dhe krijimi i Bashkësive me Shumicë Serbe janë dy kushtet që Kurti duhet t’i përmbushë për të kthyer normalitetin me fqinjin e tij, Serbinë. I ndikuar nga politika e madhe dhe vecanërisht nga një kthim i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë, Krastev mendon se “Kurti mund të kërkojë kompromis sepse Kosova mund të humbasë shumë më shumë se sa Serbia, nga ndonjë ndryshim i mundshëm në SHBA”
Nga kjo pikëpamje, Kurtit i kanë mbetur vetëm disa muaj të tentojë të arrijë kompromis. Për Krastev, nga pasiguria e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, “Albin Kurti është i ndërgjegjshëm që ndoshta është më mirë për të, të tentojë një zgjidhje gjatë administratës së Joe Biden sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë”