Connect with us

Aktualitet

‘Nga këto do digjesh ti…’/ SPAK nxjerr biseda telefonike në seancën për Belerin

Prokuroria e Posaçme ka nxjerr disa detaje të reja nga hetimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Mësohet se në seancën e sotme, ata kanë publikuar disa mesazhe mes Belerit dhe Pandeli Kokaveshit në një grup në WhatsApp të quajtur “Himara ime je ti”.

Sipas SPAK në biseda premtoheshin ndihma që do u jepej qytetarëve himariotë, ku mes tyre ishin dhe letrat greke. Po ashtu SPAK ka publikuar një bisedë, ku sipas tyre Beleri i është drejtuar Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë keto biseda, nga këto do të digjesh ti!

Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi te nënës së Pandeli Kokaveshit. Po ashtu bëhet me dije se Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit.

Advertisement