Connect with us

Sport

Nga pushimet, te dita më e bukur e jetës, rrëfimi i Kumbullës: Finalja e Tiranës, kulmi i karrierës

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Sassuolos, ka ardhur së fundi te zikaltrit dhe po tenton dalëngadalë të përshtatet me mjedisin e ri. Qendërmbrojtësi shqiptar i huazuar nga Roma ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, duke folur për aspekte kurioze, nisur nga hobi i tij i preferuar: “Seriali”.

A preferoni të shikoni një ndeshje futbolli apo një serial televiziv?

Një lojë futbolli.

Cili është zhanri juaj i preferuar i muzikës?

 

 

“Reggaeton”.

Po ushqimi yt i preferuar?

Pica.

Ngjyra e preferuar?

Bluja.

Cilat janë vendet tuaja ku doni të pushoni?

Në Shqipëri.

A keni ndonjë tatuazh? Nëse jo, a do të dëshironit ta bënit një të tillë?

Nuk e di…, dua të them që nuk kam, por do të thosha se jam pro tyre.

Cili është lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur gjatë karrierës tuaj?

Paulo Dybala.

A përpiqeni ta përshkruani veten vetëm me një fjalë?

Pacient…

A preferoni të shënoni një gol apo të evitoni një të tillë në vijën e portës?

Më mirë të evitoj golin në vijën fatale.

Ndeshja më e rëndësishme e karrierës suaj?

Finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë.

Personi më i famshëm në mendjen tuaj?

Francesco Totti.

Shoku juaj më i mirë në futboll?

Edoardo Bove.

Cila është dita më e rëndësishme në jetën tuaj?

Kur lindi vajza ime.

Cili është fqinji juaj i dhomës së zhveshjes?

Raçiç.

Çfarë nuk mungon kurrë në dollapin tuaj?

Deodoranti.

Nëse do të ishit një kafshë, çfarë do të preferonit?

Një piton.

Advertisement