Connect with us

Bota

Nga Rusia në Portugali, zjarret shkatërrojnë pyjet

Nga Rusia e deri në perëndim të Francës, gjuhët e flakëve po kthejnë në hi ç’gjejnë përpara por edhe duke rrezikuar jetët e zjarrfikēsve dhe banorëve. Vetëm në dy rajone në jug të francës janē djegur rreth 1000 hektarë me pyje pishe dhe ka patur disa zjarrfikës të plagosur, teksa i gjithë vendi po përjeton temperatura mbi 40 dradë cel.

Në skajin verior të Europës, në Rusi, deri tani janë shkatërruar nga flakët 80,000 hektarë pyje.

Në Portugali, rritja e mprehtë e temperaturave i ka shtyrë zjarret deri në periferi të Lisbonës ku dhe janë mobilizuar forca të shumta vullnetare dhe të ndërhyrjes së shpejtë.
Në Spanjë, prej zjarreve, në 24 orët e fundit, 7 rajone kanë shpallur Gjendjen e Jashtezakonshme.

Pothuajse 1100 hektarë tokë pyjore midis Çekisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.
Rreth 750 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë duke luftuar me flakët e ndezura prej një jave.

Në Itali flakët kanë shkuar deri në Toskanë, në Chianti dhe Grosseto, jo shumë larg shtëpive dhe duke rrezikuar jetë njerëzish dhe shkatërruar vreshtarinë e famshme të Rajonit.

Advertisement