Connect with us

Sport

Nga sot pa kontratë, ja formacioni i yjeve me parametra zero

Një mori yjesh në të gjithë Europën janë zyrtarisht futbollistë të lirë nga dita e sotme, pasi kontratat e tyre skaduan mbrëmjen e djeshme. Emra kampionësh si De Gea, Ramos apo Zaha mund të firmosin me parametër zero nga 1 korriku. Sulmuesi i Kristal Palasit, refuzoi ofertën e një kontrate të re prej 200 mijë paundësh në javë me londinezët.30-vjeçari dëshiron të luajë në Champions dhe është përfolur se mund t’i bashkohet ekipeve të Lacios ose PSG-së. Atij sigurisht që nuk i mungojnë alternativat, ashtu siç Serxho Ramosit, i cili u lirua nga PSG-ja në fillim të muajit qershor.

Mbrojtësi spanjoll mund të kthehet aty ku filloi gjithçka, te Sevilja. Ish-shoku i tij Angel di Maria është në një pozicion të ngjashëm dhe mund të kthehet te Benfika pas largimit nga Juve.Ndërsa Hektor Bejerin përflitet për një rikthim në klubin e tij të fëmijërisë, Real Betis, ku ai kaloi sezonin 2021-‘22 në huazim. De Gea po përballet gjithashtu me mundësinë e gjetjes së një klubi të ri pasi Junajtidi tërhoqi ofertën e tyre për rinovimin e kontratës.

Dyshja e Liverpulit, Aleks OkslejdÇembërlein dhe Roberto Firmino u larguan nga “Anfield”, me këtë të fundit që është lidhur me transferim te Barcelona. Ish-mbrojtësi i Junajtidit, Dalei Blind, është gjithashtu në kërkim të një klubi të ri pasi kontratës së tij afatshkurtër me Bajernin i erdhi fundi.Stefan De Vraj po përballet me një të ardhme të pasigurt, pavarësisht se thuhet se i është ofruar një kontratë e re nga Interi.Mesfushori i Këlnit, Elies Shkiri, është një tjetër lojtar që vlerëson opsionet e tij mes interesimit nga Milani. Edhe Frankfurtit i pëlqen profili i Shkirit si zëvendësues i mundshëm i Daiçi Kamadës, gjithashtu pa kontratë nga sot.

 

Advertisement