Aktualitet
Nga studimet, shqiptarët komentuesit më të dhunshëm në rrjete sociale në Europë
Kreshnik Spahiu tha ne emisionin në Frontline te report tv, se gjuha shqipe ishte gjuha komentuese më e dhunshme e përdorur në rrjetet sociale.
‘Shqiptarët duhet të kuptojnë se Sky dhe Encro ishin rrjetet sociale dhe me vendim gjykate belge dhe franceze u shpallën kriminale. Për Telegramin u mor një vendim i ndryshëm sepse u konsiderua në shumicën e saj nuk përdoret për qëllime kriminale.
A janë rrjetet sociale në Shqipëri duke filluar nga Snapchat dhe Tik Tok nxitës të dhunës? Në 2023 është bërë një studim në Europë ku shqipja rezulton gjuha komentuese më e dhunshme. Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri përdorin fjalor të dhunshëm në raport me gjuhët e tjera.’