Connect with us

Kosova

Nga vrima e çelësit/ Albin Kurti kërkon emra në errësirë

Kryeministri Kurti kërkon që të shfaqet Ekipi Menaxhues që po harton draft-Statutin e Asociacionit, i cili përbëhet prej katër serbëve. Përbërjen e këtij ekipi anonim Kurti thotë se nuk e di as ai. Dihet vetëm se Kurti nuk është lejuar ta shkruajë vetë Statutin dhe për këtë i janë dhënë kompetencat Ekipit, që kryesohet nga deputetja e partisë së Vuçiqit.

Ndonëse Ekipi formalisht i bie të jetë i palës kosovare, Kryeministri Kurti dhe të tjerët thonë se nuk dinë shumë për të dhe, as nuk kanë pritje se do ta shkruajë një draft-Statut të pranueshëm për Kosovën.

Më 2 maj pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me draftin e hartuar nga Ekipi Menaxhues – gjithmonë nëse takimi nuk dështon. Presidenti serb ka dhënë shenja që edhe mund të mos shkojë në takim.

Ndërmjetësuesi evropian i Dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak ka konfirmuar se në takimin e  2 majit, pjesë e agjendës është prezantimi i draftit të Statutit të Asociacionit.

Advertisement