Connect with us

Bota

Nga Xi, Putin e deri te gjigandët e teknologjisë, “perandorët” që duan pushtet e pavdekësi

Analizë e La Stampa, nga Monica Maggioni

Skena që duket si film, por është realitet…

Ndërsa Putin, Xi dhe Modi shtrëngojnë duart në Pekin si sfidë ndaj Perëndimit, në Washington një personazh i pazakontë hyn në Pentagon dhe e quan veten “Ministër i Luftës”.

Pete Hegseth, aktualisht në këtë rol, deklaron se ushtria amerikane duhet të jetë më e fortë dhe e gatshme për “luftë të vërtetë”, ndërsa para kamerave duket si ushtar nga një film lufte.

Në të njëjtën kohë, Trump mblodhi gjigantët e teknologjisë, nga Google te Meta dhe OpenAI për të treguar se ata, në fakt, janë në duart e tij.

Një performancë e pashembullt e politikës dhe pushtetit: miliarderët japin komplimente dhe tregojnë përkushtim ndaj “Amerikës së Madhe” dhe liderit suprem.

Kjo përplasje e dy “perandorëve globalë”, ajo shteteve dhe kapitalit privat tregon se të gjithë synojnë pushtetin e përjetshëm.

Bioteknologjitë dhe studimet për pavdekshmërinë nuk janë më ekskluzivitet i një vendi. Fuqitë botërore po investojnë për të kapërcyer kufijtë biologjikë, ndërsa elita e teknologjisë shikon si mund të shfrytëzojë mundësitë për kontroll absolut.

Në këtë lojë, realiteti duket si iluzion optik, liderët politikë dhe financiarë bashkëpunojnë, sfidojnë dhe konkurrojnë për të njëjtin objektiv final, pushtetin dhe në fund, përjetësinë!

Edhe ata, si Xi dhe Putin, janë të obsesionuar me idenë e përjetësisë. Bioteknologjitë dhe studimet mbi jetëgjatësinë po zhvillohen gjithashtu në SHBA, ku kapitalet masive po investohen në këto fusha.

Në fund, ëndrra e pushtetit shpesh çon në përpjekjen për të zgjatur jetën dhe ndikimin personal, një synim i përbashkët i të gjithë të fuqishmëve.

Advertisement