Aktualitet
Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

