Lifestyle
Ngërçi i këmbës/ Pse ndodh dhe si ta parandaloni
Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.
Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat.
Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare.
Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.
Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës
Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinave të këmbës i kushtohet më pak kohë.
Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.
Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër.
Gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv. Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave.
Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht.
Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulare
Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzanisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.
Si të parandaloni ngërçet e këmbës
Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime.
Për më tepër, sipas informacioneve nga AgroWeb.org, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.
Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet.
Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B.
E fundit por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.