Connect with us

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ Po kryente disa punime, 47-vjeçari humb jetën pas kontaktit me energjinë elektrike

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shkodrës, në lagjen “Guerile” është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi P. L., 47 vjeç. Dyshohet se ai ka humbur jetën aksidentalisht, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ndërkohë, në një ngjarje tjetër të ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, shtetasi spanjoll M. G., 50 vjeç, është lënduar aksidentalisht gjatë qëndrimit në një banesë të marrë me qira. Ai është përplasur me xhamin e ballkonit dhe ka rënë mbi copat e thyer, duke pësuar disa dëmtime trupore. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai është larguar në banesë.

Për të dyja rastet, materialet janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për vlerësim të mëtejshëm.

Advertisement