Connect with us

Bota

Ngjarje tragjike/ 15-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës

Një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në një shkollë në Sheffield.

Policia u thirr në shkollën e mesme Katolike All Saints në Granville Road në orën 12:17 pas raportimeve për një goditje me thikë dhe tha se djaloshi kishte pësuar lëndime të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Gjithashtu, policia arrestoi dhe autorin e dyshuar, njw bashkwmoshatarin e tij, i cili ndodhet në paraburgim, raporton Sky News.

Ndihmës shefja e policisë, Lindsey Butterfield tha: “Me trishtim të madh ndaj me ju sot lajmin e trishtë se një adoleshent ka vdekur pas goditjes me thikë në një shkollë të Sheffield. Ngushëllimet tona janë me familjen e djalit, miqtë e tij dhe gjithë komunitetin e shkollës”.

Advertisement