Kronike
Ngjarje tronditëse/ Vetëvritet i burgosuri shqiptar në Itali
Një tjetër shqiptar ka vrarë veten në burgjet e Italisë, mëngjesin e kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në burgun Sabbione, ku në rrethana ende të paqarta shqiptari i ka dhënë fund jetës brenda qelisë.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije ndërsa raportohet se ai ndodhej në burg për tentativë grabitje dhe dhunë në familje.
Lajmi është konfirmuar edhe nga, sekretari i përgjithshëm i sindikatës autonome të policisë italiane, Donato Sapece i cili në një deklaratë për mediat vendase shprehet:
“Jemi të tronditur dhe të thyer. Një i burgosur i jep fund jetës në burg, është një disfatë për shtetin dhe për të gjithë ne që punojmë në vijën e pare”.
Nuk dihen ende arsye që e kanë cuar shqiptarin drejt aktit të vetëvrasjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.