Connect with us

Aktualitet

Ngjela: Rama ishte i drejtpërdrejtë, por jo i qetë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar fjalimin e mbajtur nga kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ngjela tha se e ka befasuar fjalimi i kryeministrit, e madje shtoi se ka qenë fjalimi i parë i tij që ka dëgjuar nga Edi Rama. Ai shtoi se Rama duket se ka marrë të dhëna nga ndërkombëtarët apo nga SPAK dhe se ai do të bashkëpunojë me drejtësinë. “Rama nuk ka përgjegjësi morale për x dhe y, Rama ka përgjegjësi ligjore për qeverinë. Sot ai e nxori në sistem atë që ai ua ka thënë atyre në mënyrë sporadike. Ky është fjalimi i parë që kam dëgjuar nga Rama. Më ka tërhequr që nga fraza e parë. Nuk kishte sorollatje në kavanishte, ishte i drejtpërdrejte dhe kuptohet që ka një sistem të brendshëm. Nga fjalimi kuptova që ka krijuar një sistem të brendshëm për goditjen e korrupsionit. Si duket i kanë ardhur të dhëna nga ndërkombëtarët ose nga SPAK-u. Ky është kryeministri i parë që flet për goditjen anti-korrupsion. Nuk ishte shumë i qetë. Fjalët që tha ishin shumë të rënda. Ky indirekt, tha se nuk do merret fare me SPAK, por kush ka “futur duart” do mbajë përgjegjësi”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

Advertisement