REAGIM
Ngjitu mbi murin e injorancës, paskësaj nuk do tju mashtrojnë
Si mund ta njohim një IDIOT?
Është e thjeshtë…Ai është gjithmonë i bindur se ka të drejtë, dhe për këtë nuk ka aspak dyshime. Ai ka një siguri absolute. Ka besim të palëkundur.
Idiotët kanë të njëjtën fytyrë, të njëjtat shprehje, të gjithë mendojnë njësoj!
Demokracia është dialog. Demokracia është respekt. Demokracia është të arsyetoni së bashku duke mos i bërtitur njëri-tjetrit.
Kur vendosim apriori atë që duhet të mendojmë, krijohen mekanizma që nuk janë më në përputhje me konceptin e demokracisë.
A është shoqëria jonë demokratike? Jo! Të gjithë mendojnë se për të bindur të tjerët mjafton të mbushim jo kokat por kafkat e qytetarëve, të atyre që në gjykimin tonë, duhet vetëm të binden se ne kemi të drejtë dje kaq.
Sot po bëhemi gjithnjë e më shumë injorantë. Kjo është ajo që na thonë statistikat
Vetëm një në njëzet të rritur e kupton një tekst që lexon. Mund ta kuptojë një tekst por ai nuk di ta interpretojë atë. Pastaj ka papagall që lexojnë por nuk bëjnë gjë tjetër veç përsërisin dhe kaq. Ata nuk dinë të arsyetojnë. Ata nuk dinë të interpretojnë.
Kështu lindin siguritë absolute.
Dhe kjo është arsyeja pse autoritarizmi sot është kthyer në modë. Njëriu për tu ndjerë dhe bërë i fortë, ka nevojë për mendjet e dobta dhe të zbrazura. Boshe!
Njerëz! Mos u bëni pjesë e turmës, mos u bëni dhëmbëza në një shoqëri të sëmurë. Mos lejoni askënd t’ju thotë se çfarë duhet të mendoni, ose çfarë nuk duhet të mendoni.
Injoranca është burg.
Kjo është arsyeja pse, siç tha dikush dikur, “nëse ngjitesh mbi murin e injorancës, atëherë do fillosh të kuptosh dhe paskësaj do të jetë e vështirë t’ju mashtrojë.