Connect with us

Bota

Ngrica, raketa dhe strehimore nëntokësore në Kiev

Në Kiev njerëzit po kthehen për të jetuar nën tokë, në strehimore dhe në metro. Dita e 284-të e luftës u karakterizua nga sulme të rënda dhe kirurgjikale me raketa ruse në të gjithë Ukrainën, për të tendosur më tej furnizimet energjetike dhe infrastrukturën e vendit.

Bryma po bën pjesën tjetër të luftës: në Kiev dhe gjetkë temperatura është shumë nën zero.

Ndërkohë sirenat e sulmeve ajror bien kudo. Madje një raketë ka rënë në territorin e Moldavisë, në Briceni, në kufi me Ukrainën, fatmiresisht pa shkaktuar viktima.

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky – i sapo shpallur “Personi i Vitit” nga ‘Financial Times’ – mbrojtja ajrore e Kievit ka rrëzuar shumicën e raketave ruse të gjuajtura në Ukrainë.

Advertisement