Kronike
Ngujoi për 6 vite familjen, zbardhet dëshmia e radikalistit fetar
Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist. Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.
Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e 55 Majit’ në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare. Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm pas denoncimit të një prej familjarëve, ndonëse ata ishin në dijeni prej kohësh që e afërmja e tyre dhunohej nga 50-vjeçari.
Lajm ne përditësim…